21 Maji shënon Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.
21 Maji festohet praktikisht në gjithë botën që nga nëntori 2001, muaj në të cilin është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Deklaratës Universale të UNESCO-s mbi Diversitetin Kulturor si “Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor”, ditë në të cilën festohet dhe reflektohet mbi vlerat e këtij diversiteti dhe “të jetuarit së bashku”.
Përmes kësaj dite UNESCO dhe vendet anëtare të saj, vazhdojnë të promovojnë rritjen e ndërgjegjësimit për marrëdhëniet mes kulturës dhe zhvillimit ekonomik të një vendi si dhe rolin e teknologjive të komunikimit në këto marrëdhënie. Deklarata e mësipërme, shihet si instrumenti ligjor i parë, që e sheh diversitetin kulturor si “Trashëgiminë e përbashkët të njerëzimit” dhe e konsideron ruajtjen e saj si një aksion konkret dhe etikë të pandashme nga respekti për dinjitetin njerëzor.
Kultura përfshin një mënyrë jetese gjithëpërfshirëse, një sistem të përgjithshëm vlerash, traditash, arti dhe besimesh.
Në këtë ditë, jepet një mundësi për të zgjeruar vetëdijen për vlerën e dallimeve kulturore dhe për të inkurajuar jetën në frymën e paqes, dialogut dhe çiltërsisë.



