Një autoportret i Rembrandtit del në ankand për 18 milionë euro

Një autoportret i Rembrandtit del në ankand për 18 milionë euro

Një prej autoportreteve të Rembrandtit, i ruajtur nga një dashamirës arti, u vu sot në shitje nga shtëpia e ankandeve ”Sotheby’s” për 12-16 milionë sterlina (13-18 milionë euro).

Tabloja, me përmasa 15×20 centimetra, nënshkruar nga mjeshtri flamand dhe që daton që prej vitit 1632, e tregon atë në moshën 26-vjeçare, i veshur me të zeza, me një kapelë dhe një jakë të madhe prej dantelle të bardhë.

Autenticiteti i tablosë u vërtetua vetëm në vitin 1996, pas një analize që tregonte se ajo ishte realizuar në të njëjtin dru lisi si te portreti i bërë nga Rembrandti, i mikut të tij, Maurits Huygens.

Sipas George Gordon nga ”Sotheby’s”, veshja zyrtare, e pazakontë në mesin e dhjetëra portreteve të artistit, sugjeron se ai mund të ketë dashur të tregojë veten në ditën e tij më të mirë, ndërkohë që po përpiqej të pëlqehej nga muza dhe bashkëshortja e tij, Saskia van Uylenburgh, me qëllim për të bindur prindërit e saj se ai ishte i duhuri.

Realizuar vetëm pasi u transferua në Amsterdam, tabloja ka mundur të shërbejë gjithashtu si kartëvizitë dhe për t’u treguar klientëve të mundshëm situatën e lulëzimit të piktorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy