Që prej vitit 1996, kur janë formuar, Nightwish janë shndërruar nga ëndërrimtarë të palustruar me ide të mëdha, në grupin metal simfonik më të suksesshëm në botë. Më poshtë, një “udhëtim” nëpër albumet e tyre, nga më i dobëti, te më i miri.
9. Angels fall first (1997)
Tuomas Holopainen është kompozitor, tekstshkrues dhe truri i grupit. Por nuk mund të thuhet se është këngëtar. Në këtë album është hera e vetme që ai do të merr përsipër të këndojë. Megjithatë, në këtë fazë të hershme, vokali operistik i këngëtarit Tarja Turunen është i mrekullueshëm.
8. Wishmaster (2000)
Në “Wishmaster”, Tuomas filloi të eksploronte konceptin alla Peter Pan të fëmijërisë së humbur dhe pafajësisë. Këtyre temave, ai do t’u kthehej sërish më vonë.
7. Oceanborn (1998)
Nightwish e solli Oceanborn pak më shumë se një vit pas debutimit të tyre. Është ende ende një grup i ri, por gjithçka është një hap i madh përpara. Me rrënjët në muzikën metal – linja simfonike e viteve të mëvonshme do të vinte disa albume më vonë - këngë si Stargazers dhe Gethsemane fillojnë të përcjellin idetë e mëdha të Tuomas, ndërsa “Sleeping Sun” mbeti albumi i tyre më i mirë edhe 17 vjet më vonë.
6. Human: ||: Nature (2020)
Një album i dyfishtë, disku i dytë i të cilit është pothuajse plotësisht instrumental. Për të duhet të angazhohesh që t’ia zbulosh hijeshinë. Këngëtares aktuale Floor Jansen i është dhënë më shumë hapësirë, ndërsa meloditë dhe kompozimet e këngëve si Shoemaker, Pan dhe Tribal janë progresi më i madh dhe më kompleks.
5.Century Child (2002)
Ky album është një “shkëputje nga pista” për grupin. Duke tejkaluar prirjet e tyre metalike dhe simfonike, ishte hera e parë që grupi regjistronte me një orkestër dhe prezantoi basistin Marco Hietala.
4. Dark Passion Play (2007)
Pas ndarjes së tyre problematike me Tarjan, që u largua në 2005, rekordi tjetër i grupit ishte shpërthyes. Tuomas derdhi në të çdo pikë të zemërimit, lëndimit dhe zhgënjimit të tij në madhështinë e errët të epikës së lavdishme, “Poeti dhe lavjerrësi” dhe “Bye Bye Beautiful”. Këngëtarja e re Anette Olzon hyn në mënyrë të përsosur në momentet më të bukura, ndërsa Toumas shpalos disa nga lirizmat më mahnitëse.
3. Endless Forms Most Beautiful (2015)
Albumi i parë i NightWish me Floor Jansen është një eksplorim i konceptit të shkencës evolucionare, i rrëfyer nga shkencëtari Richard Daëkins dhe një triumf absolut. Nuk është për t'u habitur që ky ishte albumi që e vuri Nightwish në tituj kryesorë të kohës.
Once (2004)
Albumi që e çoi Nightwish te masa. Këngët më të famshme: Dark Chest Of Wonders, Wish I had an angel, himni dimëror Nemo dhe ai që përcaktoi karrierën e tyre, Ghost Love. Me Once, grupi përsosi dramën e tyre simfonike dhe i la kolegët shumë mbrapa. Për ata që I dëgjojnë për herëtë parë, është albumi i duhur për ta filluar.
1. Imaginaerum (2011)
Pas “errësirës” së Dark Passion Play, me Imaginaerum, Nightwish u kthye sërish në dritë. I përshkruar nga Tuomas si "festë e jetës", albumi i tyre i shtatë ishte një mrekulli, që hulumtoi thellësitë e çdo emocioni dhe përvoje njerëzore. Çdo anëtar i grupit është në performancën e jetës së tij, në veçanti Anette Olzon. Vetëm një vit pas lançimit dhe shtatë vjet pas largimit të zhurmshëm të Tarjas, Anette do të largohej në të njëjtën mënyrë, duke lënë pas opusin që i vuri “markën” grupit.



