Çelet Festivali Folklorik në Gjirokastër, rikthehet pas 8 vitesh

Çelet Festivali Folklorik në Gjirokastër, rikthehet pas 8 vitesh

Në Gjirokastër është çelur këtë të shtunë Festivali Folklorik Kombëtar, i cili do të vijojë për disa ditë me radhë. Ky event kulturor është rikthyer pas 8 vitesh në qytetin e gurtë, ku nën simbolikën e valltarëve të lidhur dorë për dore, ka zbukuruar dhe gjallëruar mbrëmjen si kurrë më parë nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e gjithë krahinave të Shqipërisë. Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës 2023, një ngjarje kulturore që bën bashkë ngjyrat e folklorit shqiptar, ndërsa do të mbahet për 8 net në kalanë e Gjirokastrës në një skenë të hapur për të gjithë dhe do të akesohet falas. I pranishëm në çeljen e tij ishte dhe Kryeministri Edi Rama, i cili vizitoi edhe Kalanë e Gjirokastrës. Ndërkohë, ky festival mjaft i pëlqyer nga artdashësit, pritet të marrë edhe vëmendjen e mijëra turistëve që vizitojnë qytetin e Gjirokastrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy