Publikohet albumi i ri Bocelli-t, "Sì Forever: The Diamond Edition"

Publikohet albumi i ri Bocelli-t, "Sì Forever: The Diamond Edition"

Pasi tejkaloi miliona disqe të shitura në të gjithë botën me "Sì", abum që hyri në histori me numrin 1 si në SHBA, ashtu edhe në Angli, Andrea Bocelli kthehet më 8 nëntor me një edicion special me titull "Sì Forever: The Diamond Edition", botuar në etiketën “Sugar”.

Albumi përmban dy këngë të reja të papublikuara me Jennifer Garner në "Dormi Dormi Lulluby" dhe me Ellie Goulding në "Return To Love" dhe tre këngë të reja: një version i veçantë për 25-vjetorin e suksesit "Il mare calmo della sera", fitues i Festivalit të Sanremos 1994, i cili paraqet një mbishkrim në anglisht të shkruar nga Zucchero; kënga "Alla Gioia", e regjistruar për të përkujtuar 250-vjetorin e lindjes së Ludwig van Beethoven, e festuar në të gjithë botën në vitin 2020 dhe një regjistrim i ri i "Ragazzo Mio", bazuar në motivin tradicional irlandez "Danny Boy" që trajton temën e ndarjes. Në këngën "Return to love", Bocelli këndon duet me yllin ndërkombëtar Ellie Goulding, fituese e dy "Brit Awards" dhe e nominuar për “Grammy”, e cila këndon për herë të parë në italisht me Bocelli-n.

Në "Dormi Dormi Lullaby" performon çuditërisht së bashku me aktoren dhe producentein Jennifer Garner, e nominuar për “Golden Globe”, e cila hyri në vitin  2005 në listën e njëqind të famshëmve më të fuqishëm në botë të përpiluar nga Forbes, dhe një ikonë e bukurie për “People” që majin e e shkuar e vuri në kopertinë si gruaja më e bukur e vitit.

Këtyre këngëve u shtohen edhe emra të tjerë të rëndësishëm në muzikën ndërkombëtare, duke përfshirë Ed Sheeran, Dua Lipa, Aida Garifullina dhe Matteo Bocelli, i cili me "Fall on Me" është afër 60 milionë shikime. /Ansa, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy