Akademia e Shkencave shpall kandidatët për çmimet shkencore kombëtare

 Akademia e Shkencave shpall kandidatët për çmimet shkencore kombëtare

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka shpallur listën e kandidatëve për çmimet e mëdha shkencore kombëtare që jepen nga kjo akademi.

 Çmimi i madh i albanologjisë që jepet për studiues të huaj që i janë kushtuar gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare u akordua vitin e kaluar, në mbarim të kuvendit ndërkombëtar të studimeve albanologjike. Ndërkohë në fund të muajit dhjetor pritet të ndahen 3 çmimet e mëdha: çmimi “Eqrem Çabej”,  çmimi “Petrit Radovicka” dhe çmimi “Aleks Buda” për kërkuesit e rinj.

Pas shqyrtimit të hollësishëm të dokumentacionit shoqërues të veprave që janë paraqitur nga kandidatët për konkurrim për të tre çmimet, juria ka vendosur të vijojë procedurat e parashikuara për shqyrtimin shkencor dhe ka publikuar listën e veprave të kualifikuara për fazën e mëtejshme të vlerësimit, përzgjedhjes dhe nominimit.

I. Për çmimin “Eqrem Çabej” (renditje alfabetike):

Adem Bunguri: Vegla bakri dhe sëpata bronzi në Shqipëri dhe Kosovë;

Albert Doja: Ardhja e antropologjisë në Shqipëri;

Anastas Angjeli e Adrian Civici: Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit; Përballë krizës – sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike; Drejt një krize të re – Energjia, inflacioni, rritje çmimesh, çoroditje e tregjeve (triptik);

Apollon Baçe: Qyteti dhe qytezat ilire, vëll. I, II;

Beqir Meta: Historia e shqipëtarëve gjatë shek. XX, vëll. II, III, IV;

Emine Sadiku: Gramatikë e shqipes si gjuhë e huaj;

Emine Sadiku e Meleq Shopi: Gegërishtja veriore dhe ajo jugore;

Fatmir Toçi: Arbëreshët mes realitetit dhe mitit;

Suzana Varvarica-Kuka: Simon Rrota, piktori i nostalgjisë së një realiteti të humbur;

Shpresa Gjongecaj, Trésors de monnaires antiques trouvés en Albanie.

II. Për çmimin “Petrit Radovicka” (renditje alfabetike):

Gjovalin Gruda: Relievi strukturor i Shqipërisë;

Nazim Gruda: Advances in horticultural soilles culture;

Rigers Bakiu: Molecular evolution of aquatic organisms’ biomarkers.

III. Për çmimin “Aleks Buda” (renditje alfabetike):

Andi Hoxhaj: Politikat e BE për luftën kundër korrupsionit;

Brikena Shkodra: Retracing late Roman – early Byzantine Dyrrachium;

Ermal Baze: Jeta agrare në komunitetin e Shkodrës gjatë shekullit XV (një vështrim socio-ekonomik);

Hysnie Haxhillari: Caktuesori në gjuhët e Ballkanit;

Liburn Jupolli: OCTO – instrumenti i ri inovativ bashkëkohor;

Majlinda Rama: Poezia bashkëkohore shqipe;

Mikaela Minga: Tingujt që rrëfej, tingujt që rrëfehen;

Teuta Toska: Parashqevi Qirjazi dhe viti i saj 1919;

Xhelil Koleci: An overview of current approaches to cattle deseases.

Sipas ASH-së, brenda javës së fundit të muajit nëntor do të shpallen veprat e nominuara dhe gjatë dhjetorit do të realizohen ligjëratat përuruese.

Shpallja e fituesve parashikohet në dhjetëditëshin e fundit të muajit dhjetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy