”Dashuria e nënës” fotoja fituese e Istanbul Photo Awards 2021

”Dashuria e nënës” fotoja fituese e Istanbul Photo Awards 2021

Pandemia COVID-19, që ka tronditur mbarë botën, ka treguar edhe një herë se si fotoreporterët dhe stafi i informimit vazhdojnë të bëjnë punën e tyre me përkushtim në kushte sfiduese.

Fotografia e Mohammed Shajahan nga Bangladeshi me titull “Dashuria e nënës” fitoi çmimin Fotografia e Vitit në Istanbul Photo Awards 2021, edicionin e shtatë të konkursit vjetor ndërkombëtar të fotografisë të organizuar nga agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

Fituesit e Istanbul Photo Awards, duke zbuluar cilësinë e një platforme globale ku 12 000 fotografë janë regjistruar në vitin e saj të shtatë, janë zgjedhur nga juria ndërkombëtare e përbërë nga emra prestigjiozë të botës së fotografisë.

Fotografia e fotografit nga Bangladeshi Mohammed Shajahan e titulluar “Dashuria e nënës”, e zgjedhur nga mesi i gati 15 000 fotografive të paraqitura nga pjesë të ndryshme të botës, fitoi çmimin fotografisë më të mirë të vitit 2021.

Në kategorinë “lajme tek”, fotoreporteri i AFP-së Yuri Cortez mori çmimin e dytë me punën e tij në të cilën paraqiste të burgosurit në burgun Quezaltepeque në El Salvador.

Fotoreporteri i AP-së Petros Giannakouris fitoi çmimin në vendit të tretë me fotografinë e tij që pasqyron vështirësitë me të cilat përballen refugjatët që u larguan nga kampi në Greqi.

Anëtarët e jurisë përzgjodhën fituesit përmes një platforme që u krijua ekskluzivisht për konkursin nga ekipi i teknologjisë informatike i AA-së për shkak të pandemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy