
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, nis sot edicionin e parë të Festivalit të Muzikës Baroke "AlBa", një festival dedikuar tërësisht muzikës barok!
Sipas njoftimit në rrjete sociale, festivali do të ketë muzikë me shumëllojshmëri ngjyrash dhe repertor i panjohur për publikun tonë, i cili sipas tyre, do ta vlerësojë atë patjetër.
Përgjatë 4 muajve, deri në muajin qershor, do te jenë 10 koncerte të ndryshme me nga 10 grupe të ndryshme që interpretojnë muzikë të famshme dhe më pak të njohura antike, për një audiencë të të gjitha moshave.
Tashmë pjesë e sezonit artistik të teatrit, premiera e koncertit të parë të muzikës barok do të jetë sonte prej orës 19.00 në TKOB.




