Muzikali “Rituali i jetës”, me materiale folklorike origjinale, të mbështetura në autenticitet, të formatuar dhe të sjellë në skenë me një harmoni koreografike, kompozicionale dhe orkestrim bashkëkohor, do të vijë sonte në skenë për publikun në një tjetër dimension. Muzikali kthehet në skenën e Teatrit Kombëtare të Operës dhe Baletit pas më shumë se një dekade. Bashkëpunimi i jashtëzakonshëm ndërmjet Ansamblit Popullor dhe Trupës së Baletit të TKOB-së do të sjellin në TKOB, një frymë nga e kaluara, tek e cila duhet të kthehemi gjithmonë për të parë se ku i kemi rrënjët, me koreografinë e Arian Sukniqit dhe muzikën e Klodian Qafokut! Muzikali do të jetë në skenë mbrëmjen e datës 13 qershor për publikun në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në shfaqje trupa e baletit e TKOB-së, si dhe Ansambli Popullor. Në skenë marrin pjesë rreth 90 artistë, të cilët do zbërthejnë emocionalisht dhe artistikisht muzikalin, i cili revokon përmbajtësisht katër fazat që njeriu i kalon gjatë jetës: lindjen, dashurinë, dasmën dhe lindjen! Muzikali “Rituali i jetës” shfaqet prej orës 20:00.



