Muzika klasike e shekullit XX: Pesë pjesë që duhen dëgjuar patjetër (FOTO)

Muzika klasike e shekullit XX: Pesë pjesë që duhen dëgjuar patjetër (FOTO)

Risitë në art shfaqen në mënyrën më të pazakontë. Ato vijnë për të sjellë ndryshim, për të përmbysur, për të eksploruar shtigje të panjohura. Ato nuk kuptohen menjëherë, duan kohën e tyre, por një gjë është e sigurt: vijnë dhe shenjojnë kohën e publikun, vijnë dhe qëndrojnë me fuqinë e tyre.

Njihuni me pesë pjesët muzikore që shenjuan shekullin XX me mënyrën e tyre të pazakontë, me forcën e së resë dhe me veçantinë e tyre:

 1. Vaughan Williams: Ngritja e Laureshës

14 qershor 1921, Salla e Mbretëreshës, Londër. Një mbrëmje e qetë vere ku dëgjohet interpretimi i një prej veprave më popullore të muzikës klasike që janë shkruar ndonjëherë.

Ralph Vaughan Williams e kishte kompozuar veprën “Ngritja e laureshës” 4 vjet më parë, më 1914, por prej luftës iu desh të priste shtatë vjet për të dëgjuar meditimin e tij mbi një poemë të  George Meredith të interpretuar nga Orkestra Simfonike Britanike në dirigjimin e Adrian Boult-it.  

2. George Gershwin: Rhapsody in Blue

Në qershor të vitit 1925, vepra “Rhapsody in Blue” e Gershwin-it, një përzierje romantike dhe xhazi, shenjoi vetë dekadën.

Gershwin u shpreh se e dëgjoi pjesën si një lloj “kaleidoskopi muzikore të Amerikës, të marrëzisë sonë metropolitane…”

Dy muaj pas publikimit të veprës “Getsbi i Madh” të F. Scott Fitzgerald, “Rhapsody in Blue” mbërriti në Londër, ku Gershwin-i e interpretoi vetë pjesën në piano në sallën e ballos në  Savoy Hotel. Falë transmetimit live nga Savoy, tingulli i tij i ri dhe i guximshëm mbërriti në shtëpitë e mijëra dëgjuesve.

3. William Walton: Këngë popullore nga "Façade"

Interpretimi i parë i “Façade”, nga William Walton and Edith Sitwell, u bë më 12 qershor të vitit 1923 në Londër. Për çudi, ngjarja muzikore nuk qe cilësuar si concert, por si “zbavitje” 6 instrumente dhe një recitues.  Walton, një kompozitor i talentuar qëlloi në shenjë me prurjet e reja të viteve ’20.

Muzika qe një përzierje e sofistikuar e modernizmit xhaz dhe e parodisë së muzikës së dhomës.

Evelyn Waugh dhe Virginia Woolf ishin pjesë e publikut. Kritikat qenë të përziera.  Një kritik shkroi: "Si shakator muzikor,[Walton] është një gur i çmuar i ujërave të cekëta...”.

4. Puccini: In questa reggia (Turandot)

Puccini nuk ishte i pranishëm në premierën e operas së tij “Turandot“ në maj të vitit 1926.

Vepra pati mbylljen më të famshme në historinë e operës. Në mes të aktit të tretë pak pas "Liù, poesia!” orkestra ndalon dhe dirigjenti Arturo Toscanini kthehet nga publiku duke thënë: “Këtu mbaron opera, sepse në këtë pikë Puccini lëshoi penën e tij". Dhe perdja u mbyll ngadalë. (Puccini vdiq 1 vit e 5 muaj para se ta mbyllte aktin e fundit të operës së tij të fundit.)

“Turandot” është një përrallë e errët politike, muzika e së cilës është ndër më të pasurat, aventuresket dhe avant-garde-t që ka shkruar Puccini.

5. Ravel: Boléro

Publiku i vitit 1928 u indinjua nga “Boléro” dhe, sado e habitshme të duket kjo, vetë kompozitori ishte dakord me të…

Siç u shpreh më vonë Ravel, atij nuk i besohej se si eksperimenti i tij në hipnotikën muzikore, në proto-minimalizm do të bëhej një ndër pjesët muzikore klasike më të famshme. Ai, madje ishte i befasuar që orkestrat u përgatitën ta luanin.

Melodia e “Boléro” i erdhi Ravel-it kur ishte me pushime. Pak para se të nisej për not, ai nxitoi për te piano dhe e luajti melodinë me një gisht.   “A thua ka ndonjë vlerë këmbënguljeje? Do ta përsëris disa herë pa e zhvilluar”, i tha ai një miku të tij. Dhe kështu bëri: E përsëriti në 340 rreshta.

Vepra, me pasionin e saj të zjarrtë në kërcimin e saj androgjin, në kënaqësinë e vonë sensuale, me politikën dhe mbi të gjitha me muzikën e saj që mishëroi automatizmin modern, vazhdon të luhet edhe sot, me sukses të jashtëzakonshëm në të gjithë botën. / Sipas BBC/ Përgatiti: Erina Çoku /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy