
Fotografi Peter Lindbergh vdiq dje në moshën 74 vjeç, njoftohet në rrjetin social të Instagram-it.
Lindbergh lindi në Leszno më 1944, dhe ishte një fashionist i shkëlqyer, i pavdekshëm, sidomos me portretet bardhë e zi. Modelet më të famshme e më të mira kanë pozuar për të.
E veçanta e tij ishte se i kapte gjithmonë artistët e famshëm, modelet e të tjerët, pothuajse pa make-up dhe në poza shumë të natyrshme.



