
Margot Kidder, aktorja që u ngrit në famë si Lois Lane në filmin “Superman”, vdiq të dielën në shtëpinë në Livingston, Mont. Ajo ishte 69 vjeçare.
Vdekja e saj u njoftua nga Franzen-Davis Funeral Home dhe Crematory, të cilët nuk specifikuan shkakun e vdekjes.
Kidder ishte një nga aktorët më të angazhuara të viteve ’70 dhe ’80 të shekullit të kaluar, duke u shfaqur në filma me Robert Redfordin dhe Richard Pryorin, si dhe me Kristopher Reeven në të katër filmat e “Superman”.

Karriera ka pasur ndalesë të përkohshme në vitin 1996, kur pësoi probleme të shëndetit mendore.
Kidder më pas u kthye si aktiviste sociale dhe politike, duke u bërë organizatore e Partisë Progresive të Demokratëve të Amerikës dhe ka shkruar artikuj të shumtë për botimet e majtë.
Theksojmë se Kidder u martua tri herë me romancierin Thomas McGuane me të cilin kishte një vajzë, Maggie, aktorin John Heard për gjashtë ditë dhe regjisorin Philippe de Broca.

Aktorja ishte gjithashtu një kritike e hapur e Luftës së Gjirit, i mashtrimit nga kompanitë e energjisë dhe herë pas here një mbështetës i sinqertë i kandidatëve të partisë Demokratike.
Pas vendosjes në shtetin amerikan të Montanës, ajo u bë përkrahëse e Montana Women For, një organizatë jofitimprurëse e cila përshkruan qëllimet e saj si "pjesëmarrja dhe fuqizimi i grave në demokracinë tonë nëpërmjet edukimit dhe avokimit për çështjet kritike".
Ndërsa po punonte për kujtimet e saj, një virus në kompjuter i shkatërroi gjithë punën e saj, i tha ajo revistës People, diçka për të cilën ajo e quajti si diçka të qëllimshme dhe akuzoi ish-bashkëshortin e saj dhe CIA-n.



