Eurovision 2019, Shqipëria prezantohet në gjysmëfinalen e dytë (VIDEO)

Eurovision 2019, Shqipëria prezantohet në gjysmëfinalen e dytë (VIDEO)

Disa ditë më parë është hedhur shorti për rradhën e garimit të këngëve në Eurovizion dhe prezantimin e tyre në secilën gjysmëfinale. Sipas këtij shorti, Shqipëria konkuron në gjysmëfinalen e dytë që do të mbahet në 16 maj në Tel Aviv. Renditja e 36 shteteve është bërë pa grupin e pesë shteteve (Francës, Spanjës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë) dhe pa shtetin organizator, Izraelin, shtete, të cilat hyjnë drejtëpërdrejt në finale.  Nën sloganin “Dare to dream”, Eurovizioni këtë vit do të mbahet në Tel Aviv. Gjysmëfinalja e parë e tij do të jetë në 14 maj, e dyta në 16 maj dhe finalja në 18 maj.

Shqipëria prezantohet këtë vit në EuroSong me këngëtaren Jonida Maliqi dhe këngën  “Ktheju tokës”, fituese e Festivalit të 57-të të Këngës. Kjo është hera e 16-të, që Shqipëria bëhet pjesë e garës europiane të këngës. Disa nga prezantimet, të cilat e kanë radhitur më mirë këngën shqiptare në këtë garë janë: Rona Nishliu me këngën “Suus”, Anjeza Shahini me “The image of you” dhe Eugent Bushpepa me “Mall”.

Viti 2018 ishte i veçantë për Shqipërinë, pasi në garë ishin të pranishëm 3 shtete që përfaqësoheshin nga këngëtarë shqiptarë: Eleni Fureira që u rendit e dyta dhe përfaqësonte Qipron, Ermal Meta që përfaqësonte Italinë pas fitores në Sanremo dhe që u rendit i pesti dhe Eugent Bushpepa që përfaqësonte Shqipërinë dhe u rendit i 11-ti, duke u vlerësuar shumë mirë nga kritika dhe spektatori.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy