Çelet në Durrës ekspozita “Shqipëria 1921-Eugène Pittard”, rrëfim unik për Shqipërinë e fillimshekullit XX

Çelet në Durrës ekspozita “Shqipëria 1921-Eugène Pittard”, rrëfim unik për Shqipërinë e fillimshekullit XX

Në Durrës është çelur ekspozita fotografike “Shqipëria 1921-Eugène Pittard”, një ekspozitë që sjell për publikun pamje të rralla dhe dëshmi autentike të Shqipërisë së fillimshekullit XX.

 

Ekspozita është realizuar në bashkëpunim mes Ambasada e Zvicrës në Tiranë dhe FotoKlub Durrës, duke sjellë një udhëtim të veçantë vizual përmes fotografive të realizuara nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard dhe bashkëshortja e tij, Hélène Pittard.

 

Gjatë viteve 1921 dhe 1924, çifti Pittard udhëtoi nëpër Shqipëri, duke dokumentuar jetën e përditshme, qytetet, fshatrat, peizazhet dhe traditat shqiptare. 

 

Përmes objektivit të tyre, ekspozita sjell një pasqyrë autentike të historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar, të ruajtur në fotografi me vlerë të veçantë historike dhe kulturore.

 

Për herë të parë, publiku ka mundësinë të shohë qindra fotografi të pabotuara më parë. 

 

Sipas organizatorëve, Eugène Pittard nuk i shihte shqiptarët thjesht si subjekte studimi, por si dëshmitarë të gjallë të një historie që meritonte të rrëfehej me humanizëm dhe ndjeshmëri.

 

Vepra e tij konsiderohet një dëshmi e hershme e fotografisë sociale, duke rikthyer atmosferën e Shqipërisë së vitit 1921 përmes një ndërthurjeje të veçantë mes fotografisë, kujtesës historike dhe instalacionit artistik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy