8, 9, 10, 11 dhjetor/ 200 artistë sonte në premierën e operës “Carmen”

8, 9, 10, 11 dhjetor/ 200 artistë sonte në premierën e operës “Carmen”

 Në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit shfaqet sonte premiera e operës së George Bizet, “Carmen”.
200 artistë do të ngjiten në skenë për të sjellë për publikun një nga shfaqjet më të bukura të historisë së artit botëror.
 “Carmen” do të vijë nën regjinë e Giandomenico Vaccari, me një koncept të ri, krejtësisht novator si në skenografi, ashtu edhe në rolet e personazheve.
Orkestra Simfonike, Solistët dhe Kori i TKOB-së do të jenë ata që do të sjellin një “Carmen” dinjitoze dhe pasiononte, të kompozitorit francez, Georges Bizet, nën dirigjimin e maestros, Dian Tchobanov, me regji të Giandomenico Vaccari, dhe asistencën e Ada Gurrës.
Opera do të vihet në skenë në 4 data: 8, 9, 10, dhe 11 dhjetor, me dy kaste mjeshtërore artistësh si Vikena Kamenica, Ivana Hoxha, Carlos Cardoso, Denis Skura, Armando Likaj, Artur Vera, Renisa Laçka, Nina Muho e shumë profesionistë të tjerë në role të ndryshme.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy