
Kolonia ndërkombëtare e artit figurativ “Ditët e Mios” mbërrin për të 14 vit radhazi në qytetin e Korçës. 25 artistë nga vende të ndryshme të botës kryesisht nga Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova, Polonia, Ukraina, Rumania, Islanda, Korea e Jugut, Kina, Serbia dhe Bullgaria janë takuar në Korçë.
Piktori grek Alexandros Abazoglu tregon që është hera e tij e parë që merr pjesë në këtë aktivitet ndërkohë që shprehet kurioz për faktin se si piktore me kultura të ndryshme nga vendet e botës do të bëhen se bashku për te krijuar art.
Piktori nga Kosova Veton Gusia, shprehet se qyteti i Korçës është një qytet arti dhe kulture, ndërkaq ai shprehet i lumtur qëe ndodhet në këtë festival teksa qyteti i jep një frymëzim të madh artistëve.
Piktori nga Korça, Thanas Dushku tregon se takimi me artistë nga vende të ndryshme të botës është një eksperiencë shumë e mirë për të njohur dhe për të bashkëpunuar me artistë të tjerë.
Pjesë e këtij festivali madhështor ishte dhe vajza e piktorit te madh korçar Vangjush Mio, Rozeta Mio, e cila tregon që është shumë e gëzuar që emri i të atit te saj kujtohet dhe vlerësohet nga të gjithë.
Kolonia Ndërkombëtare e Piktorëve “Ditët e Mios” është kthyer tashmë në një traditë për artistët vendas dhe të huaj.
Ajo do të zgjas katër ditë ku më 27 tetor artistët do t’i shfaqin punimet e tyre për publikun e gjerë korçar dhe jo vetëm.



