
Në kuadër të Muajit të Muzikës, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka kujtuar sot mjeshtrin e muzikës popullore, Laver Bariun, muziktarin popullor të njohur veçmas për gërnetën e tij të famshme.
Ditë të mbarë!
Kujtojmë sot mjeshtrin e muzikës popullore, një nga talentet e rrallë dhe të pavdekshëm, Laver Bariu!
Laver Bariu është instrumentist i njohur. Laver Bariu lindi në "Qytetin e Luleve", por është njohur në shumë vende të botës si krijuesi i "Sazeve të Përmetit".
Mjeshtri i klarinetës dhe këngës popullore Laver Bariu, u nda nga jeta me date 26 Janar 2014, në moshën 86-vjeçare.
Laver Bariu është personalitet i shquar i muzikës popullore shqiptare si muziktar popullor me gërnetë dhe si këngëtar. Themelues dhe drejtues i Sazeve të Përmetit të njohura në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj.
Laver Bariu është nderur me shume tituj si “Artist i Merituar”, nga Bashkia e Përmetit, Qytetar Nderi” nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”, Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës,“Nderi i Qarkut” etj.



