Arti është një nga format më të fuqishme të komunikimit të shpirtit me botën reale, një mënyrë për të shprehur botën e brendshme, ashtu si poezia apo muzika.
Këtë e dëshmon më së miri Keisi Pepkolaj, një piktore e re dhe e talentuar nga Lezha.
E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Keisi tregon se ka nisur të pikturojë që në moshën 4-vjeçare, ndërsa sot, si studente në vitin e dytë në Akademinë e Arteve, arrin të fitojë edhe nga shitja e pikturave të saj.
Një nga punimet e sajmë të veçanta është piktura me figurën e një vajze mirditore, e realizuar si detyrë për vitin e parë në Akademinë e Arteve.
Kjo pikturë ka qenë një detyrë e vitit të parë. Tani jam në vitin e dytë dhe zgjodha ta realizoja pikërisht këtë temë.
Studioj në degën “Tekstil dhe Modë”, një fushë që më ka ndihmuar të zhvilloj ndjeshmërinë ndaj detajeve, veshjeve dhe elementeve të vogla që spikasin, të cilat përpiqem t’i nxjerrë në pah edhe në pikturat e saj.
Më pëlqen të realizoj piktura sa më realiste, që t’i afrohem sa më shumë natyrës dhe asaj që shoh me sy.
Të gjitha pikturat janë temat e mia, 100% ide origjinale. Më pëlqejnë shumë edhe peizazhet.
Ajo kujton se në fëmijëri një mësues i kishte thënë se nuk do të kishte talent për këtë fushë dhe se nuk duhej të fokusohej te arti.
Por këmbëngulja dhe besimi në vete nuk më lanë të dorëzohem, dhe pe ai mësues më pati thenë që të mos e vazhdoja.
E dija që kisha talent dhe nuk do të mbetesha vetëm te këshillat dekurajuese.
Që në klasën e pestë, kaqm ndjekur kurse pikture në Lezhë, ku një profesor më ka përgatitur profesionalisht për rrugëtimin e saj artistik. Mbështetja e familjes, veçanërisht e babait, ka qenë vendimtare. Ai më ka ndihmuar të vijojë studimet në Liceun Artistik në Tiranë, ku pas konkurrimit u bëra pjesë e institucionit.
Ndër pikturat më të kërkuara nga publiku është ajo e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Piktura e Skënderbeut më shitet shumë. E kam realizuar rreth tetë herë dhe sa herë e pikturoj, shitet sërish.



