
Regjisori nga Ukraina, Oleg Sentsov është fituesi i çmimit të BE, “Saharov” për vitin 2018. Ai është bërë simbol i rezistencës në Ukrainë pasi u arrestua në vitin 2014 dhe u dënua me 20 vjet burg nën akuzat për terrorizëm, gjë që ai e mohon. Çmimi “Saharov” për Lirinë e Mendimit iu jepet atyre njerëzve, të cilët ia kanë dedikuar jetën e tyre mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirisë së mendimit.



