Arkeologët izraelitë kanë zbuluar mbetjet e një kishe 1 300-vjeçare në Izraelin Verior, njoftoi Autoriteti i Antikiteteve në Izrael.
Kisha u zbulua gjatë një gërmimi në Kfar Kama, në Galilenë e Poshtme, përpara ndërtimit të një sheshi lojërash, raporton Medievalists.net.
Nurit Feig, një arkeolog në Autoritetin e Antikitetit të Izraelit, shpjegon, se "kisha ka përmasat 12 me 36 metra, përfshin një oborr të madh, një holl dhe një sallë qëndrore. E veçanta për këtë kishë është ekzistenca e tre foleve për lutje, ndërsa shumica e kishave karakterizoheshin nga një e vetme. Rrjeti dhe rrugicat ishin të shtruara me mozaikë që i mbijetuan pjesërisht kohës. Dekori i tyre shumëngjyrësh dallon, duke përfshirë modelet gjeometrike, dhe modelet e lules blu, të zezë dhe të kuqe. Një zbulim i veçantë ishte relikimi i vogël, një kuti guri e përdorur për të ruajtur reliket e shenjta.

Kfar Kama ndodhet afër malit Tabor, i cili është identifikuar si vendi i Shndërrimit të Jezusit, siç thuhet në Testamentin e Ri.



