Mesazhi i Rita Orës: Unë po mbaj maskë që të mund të vij në Kosovë

Mesazhi i Rita Orës: Unë po mbaj maskë që të mund të vij në Kosovë

Rita Ora është shprehur e shqetësuar për rastet e shumta me koronavirus në Kosovë. Me këtë rast ajo ka bërë një video senzibilizuese ku bën apel që qytetarët të mbajnë maskë sa herë të dalin jashtë, në mënyrë që ajo të vijë sa më shpejt dhe të festojmë bashkë fundin e virusit.

Me anë të një videoje përmes UNICEF Kosova, Rita Ora ka përgatitur një video për të gjithë kosovarët.

Këngëtarja nga Kosova me famë ndërkombëtare ka filluar videon duke thënë se është shumë e shqetësuar që kaq shumë njerëz në Kosovë janë të prekur nga koronavirusi.

Ajo vazhdon me lutje që të mbrojmë veten dhe më të dashurit tanë, duke mbajtur maskë e distancë sociale dhe duke u kujdesur për higjenën.

Rita thotë se ajo po mban maskën sa herë që është jashtë, në mënyrë që të vijë prap në Kosovë dhe të festojë fundin e virusit bashkë me ne.

Të mbajnë maskën;

Të mbajnë distancën sociale;

Të mbajnë higjienën personale.

Zyra e UNICEF në bashkëpunim me USAID në Kosovë bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse dhe të mbrohen fëmijët e Kosovës sot, që nesër të shndrisin si yje botërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy