Organizata e Shëndetit Botëror: Larg fëmijët nga ekrani (VIDEO)

Organizata e Shëndetit Botëror: Larg fëmijët nga ekrani (VIDEO)

Fëmijët nën 5 vjeç duhet të shpenzojnë më pak kohë ulur para ekranit dhe të luajnë më tepër, nëse duam që ata të rriten të shëndetshëm, sipas një udhëzuesi të ri të nxjerrë nga Organizata e Shëndetit Botëror (World Health Organization (WHO).

Nën një vjeç fëmijët duhen mbajtur krejtësisht larg ekraneve (TV, video).

Për moshat 2-4 vjeç, qëndrimi para ekranit nuk duhet ta kalojë një orë.

 “Rritja e aktivitetit fizik, pakësimi i kohës ulur dhe rritja e cilësisë së gjumit përmirëson shëndetin mendor e fizik dhe ndihmon në parandalimin e obezitetit fëmijëror si dhe sëmundjet që lidhen me të”, tha Dr. Fiona Bull, menaxhere programi e Organizatës së Shëndetit Botëror (OBSH).

Sipas OBSH-së, mungesa e aktivitetit fizik ashtu siç ai rekomandohet, shkakton çdo vit rreth pesë milionë vdekje të të gjitha grupmoshave në botë. Mbi 23% e të rriturve dhe rreth 80% e adoleshentëve nuk janë mjaftueshëm fizikisht aktivë.

 “Ne duhet të rikthejmë lojën për fëmijët, këtë duhet të bëjmë… Duhet kaluar nga jeta sedentare në lojë aktive dhe duhet mbrojtur koha e gjumit”, tha Dr. Juana Willumsen e OBSH-së.

Udhëzuesi rekomandon që fëmijët në kohën e qëndrimit ulur t’i kushtohen leximit, të dëgjojnë përralla dhe histori në vend të ekranit.

Zbatimi i këtyre këshillave gjatë 5 viteve të para të jetës është një kontribut i rëndësishëm për shëndetin gjatë gjithë jetës, tha OBSH-ja.

“Shëndet i plotë do të thotë të bësh më të mirën për shëndetin që në krye të herës, që në fillim të jetës. Fëmijëria e hershme është një periudhë e zhvillimit të shpejtë dhe koha në të cilën modelet e mënyrës së jetesës mund të përshtaten në shërbim të shëndetit”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus. /sipas Euronews, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy