31 filma shfaqen për publikun në “Korça Short Film Festival 2021″

31 filma shfaqen për publikun në “Korça Short Film Festival 2021″

Festivali “Korça Short Film Festival”, edhe këtë vit po mbahet në Korçë, ku po prezentohen për publikun rreth 31 filma të shkurtër që janë përzgjedhur për këtë edicion.

Këtë vit festivali është i ndarë në dy seksione ku pjesa e parë e filmave do të prezantohen gjatë paraditeve në ambientet e teatrit të qytetit A.Z. Çajupi, kurse kategoria tjetër do të shfaqen gjatë pasditeve në ambientet e Muzeut Arkeologjik.

Nata e parë u mbajt pikërisht në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Korçë.

Në këtë festival kanë aplikuar rreth 700 produksione nga të cilët, në fund u përzgjodhën për të qenë pjesë vetëm 31 prej tyre. Filmat e përzgjedhur janë kryesisht të zhanerave fiction dhe artistik, ndërsa katër prej tyre janë të animuar dhe dokumentar.

Dje janë shfaqur për publikun në seksionin e parë filmat, Don’t sleep, USA; Clear Sky, Rusi; Storgetnya, Francë; East Ëest, Poloni.

Ndërsa në seksionin e dytë: “And Then the silence”- Francë; “Sisters”- Slloveni; “So that nothing changes”- Francë; “Shanzai screens”- Francë dhe “Filipinana”-Filipine. 

Festivali po mbahet nga data 7 deri më 10 korrik dhe risia e këtij viti është se edhe publiku do të ketë mundësi për të votuar për filmin e tij të preferuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy