Përkujtohet në 36 vjetorin e vdekjes, poeti Lasgush Poradeci

Përkujtohet në 36 vjetorin e vdekjes, poeti Lasgush Poradeci

Si sot 36 vite më parë, përkatësisht më 12 nëntor 1987, u nda nga jeta poeti Lasgush Poradeci, ashtu siç ndahet flamuri prej lundrës në poezinë e tij.

Lindi në gjirin e familjes Gusho, më 27 dhjetor 1899 në Pogradec. U quajt Llazar, ndonëse do të arrinte përjetësinë në sajë të emrit të tij të pendës.

Në moshën 10-vjeçare ndoqi mësimet në Manastir dhe më pas u zhvendos në Athinë, ku mbaroi liceun.

Në vitin 1921 iu drejtua Rumanisë për të vijuar me studimet e larta.

Në Bukuresht, u përfshi në radhët e lëvizjes atdhetare të kolonisë shqiptare dhe iu besua detyra e Sekretarit të Përgjithshëm.

Vepra poetike e Poradecit është një triptik që i këndon lirisë, dashurisë dhe liqenit. Në vitin 1933, u botua vëllimi i parë i poetit “Vallja e yjeve” dhe më 1937-n, u publikua vëllimi pasues “Ylli i zemrës”. Ndër të tjera, Poradeci shkroi poemat “Eskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta” dhe “Kamadeva”. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore, sikurse: “Eugjen Onjegini” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit, Hygoit etj.

“Të rite e vitevet të mi”, “Fryn Veriu”, “Foli nëna me vajtim”, “Mall’i vjershëtorit”, “Kroj’i fshatit tonë” dhe “Kush ta fali bukurinë”, janë disa nga poezitë e Poradecit që u hodhën në pentagram për artisten shqiptare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy