Dosja e ish-Sigurimit të Shtetit për Drita Çomon është zbardhur për herë të parë këtë të martë në ditëlindjen e saj.
Vajza që nuk reshti së lexuari, së mësuari dhe e deshi jetën deri në çastin e fundit, është përkujtuar në një aktivitet të veçantë të organizuar nga Autoriteti i Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, ku është diskutuar edhe për librin e saj, “Dritë që vjen nga humnera”.



