
Tyler Ivanoff, një mësues amerikan, ishte duke mbledhur dru zjarri me fëmijët e tij në një plazh në Alaska perëndimore, kur ai u ndesh me një shishe shampanje me një letër brenda.
"Përshëndetje të ngrohta nga flota e Rusisë në Lindjen e Largët", fillonteletra. Ishte një shënim i shkruar me dorë, në rusisht, që datonte në vitin 1969.
"Ne ju dëshirojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe lundrim të lumtur", thuhet në mesazhin e shkurtër.
Në të thuhej se autorët e saj ishin anëtarë të ekuipazhit të “Sulak”, një nga anijet e depove të flotës ruse të Lindjes së Largët.
Ivanoff postoi një fotografi të letrës në Facebook, ku kërkoi ndihmë për përkthimin e saj, dhe ndau një fotografi të shisheve të qelqit me smerald-jeshile, të padëmtuara.
"Isha shumë e ngazëllyer kur zbulova se kush e kshte shkruar", tha ai.
"Reuters" e gjeti autorin e saj në Sevastopol, një qytet në bregdetin e Gadishullit të Krimesë.
I veshur me një xhaketë të zbukuruar me medalje lufte, Anatoliy Botsanenko, 86 vjeç, ish-marinar, tha se e shkroi letrën gjysmë shekulli më parë së bashku me shokët e tij të lundrimit.
"Njerëzit filluan të thonë... do të vijë një kohë kur ne do të harrohemi. Dhe askush nuk do ta dijë që kjo anije dhe ekuipazhi i saj kanë ekzistuar ndonjëherë. Por nëse hedhim një shishe... ”, shpjegoi Botsanenko, duke mbajtur një foto bardhë e zi të ekuipazhit.
Pensionisti tha që shishja vinte nga një arkë shampanje që kishin në bord dhe se kurrë nuk e kishte imagjinuar se letra mund të arrinte deri në Alaska. Por fakti se mund të ndodhte nuk e shqetësonte atë sidoqoftë, pavarësisht se ishte kulmi i Luftës së Ftohtë.
"Nuk kishte asgjë (të rëndësishme) në të. Ishte një përshëndetje", tha Botsanenko.
"Pse nuk mund të dërgojmë një përshëndetje në ndonjë vend? Për më tepër për amerikanët. Popullit tonë gjithmonë i kishin pëlqyer amerikanët, pavarësisht se çfarë ngjarjesh politike po ndodhnin." /Reuters, Përgatiti Erina Çoku/



