DPA: Kafe “Kursal”, ishulli europian i Tiranës së viteve ’30

DPA: Kafe “Kursal”, ishulli europian i Tiranës së viteve ’30

 Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar sot një imazh kartoline për kafenenë dhe restorantin e famshëm të Tiranës së viteve ‘30, kafe- “Kursal”.

“A e dinit se Kafe Kursal, një nga kafe-restorantet më të njohura të gjysmës së parë të shek. XX në Tiranë, emrin e kishte marrë nga klinikat kurative të Europës veriore?, thotë në postimin e saj DPA.

Kafe “Kursal” ishte një ishull evropian i Tiranës së viteve ’30, si për nga arkitektura e arredimi, po edhe për shërbimin e lartë! Ndodhej aty ku kryqëzohen rruga e Durrësit dhe e Kavajës, pranë ish-Parlamentit (sot Teatri i Kukullave).

"Emri i kafenesë nuk na thotë asgjë në shqip, por po të mendohemi pak, “Kursal” gjen gjegjësin e vet “kuursaal” të gjermanishtes, që në Europën veriore përdoret për banjat termale dhe mjediset kurative lidhur me to. Sigurisht, Kursali ynë nuk ka asnjë lidhje me kuptimin fillestar të fjalës. U ndërtua në fundvitet ’20 dhe ishte një ndërtesë njëkatëshe, me dy kulla në pjesën perëndimore, të stilit japonez. Lokali frekuentohej kryesisht nga elita e kohës, politikanë, ministra, deputetë, intelektualë, por edhe personel i huaj, i akredituar në kryeqytet, si dhe tregtarë, vendas dhe të huaj”, thuhet në njoftimin e DPA-së.

Në vitin 1938, në kafe “Kursal” u hap një sallon i veçantë për shkollë vallëzimi modern nga prof. Stathi dhe në mjediset e tij janë hapur ekspozita pikture të artistëve shqiptarë. Pas Luftës II Botërore u rrafshua si trashëgimi borgjeze, duke rrafshuar, simbolikisht, edhe atë çikë kurim shpirti që mund të gjenin frekuentuesit e barit në kohën e rendit të ri politik që po agonte.

Imazhi kartolinë i kafes „Kursal“ ruhet në Fototekën e Arkivit Qendror Shtetëror, fotografuar nga tarraca e ndërtesës së dikurshme të Bashkisë së Tiranës. Aeroplani mbi të është montazh artistik, për t’i dhënë pamje idilike-moderne peizazhit të qytetit të asaj kohe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy