Skena e Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor mirëpret sonte një mbrëmje koncertore të veçantë, kushtuar dy prej kompozitorëve më të mëdhenj të muzikës simfonike: Sergei Rachmaninoff dhe Sergei Prokofiev.
Pianisti Kostandin Tashko do të interpretojë i shoqëruar nga orkestra e TKOBAP-së, nën drejtimin e dirigjentit të njohur Sergio Alapont.
Programi i mbrëmjes përfshin “Koncertin për piano nr. 2 në Sol minor, op. 16” të Prokofiev dhe “Simfoninë nr. 2 në Mi minor” të Rachmaninoff, dy vepra të njohura për intensitetin e tyre dramatik dhe pasurinë e ngjyrave orkestrale.
Kostandin Tashko konsiderohet një nga talentet më premtues të gjeneratës së tij në skenën ndërkombëtare.
Ai është laureat i konkurseve prestigjioze si Ljubljana Festival International Piano Competition dhe Ferruccio Busoni International Piano Competition, si dhe ka performuar në disa nga sallat më të njohura koncertore në Evropë.
Koncerti do të nisë në orën 19:00.



