Xhieldo Hyseni rrëfehet për suksesin në Itali: Primare do të jetë gjithmonë muzika klasike

Xhieldo Hyseni rrëfehet për suksesin në Itali: Primare do të jetë gjithmonë muzika klasike

Këngëtari Xhieldo Hyseni në një lidhje me emisionin ‘Zgjohu me MCN’ ka rrëfyer për jetën e tij dhe suksesin në Itali ku prej dy vitesh është bërë pjesë e akademisë dhe teatrit La Scala.

Teksa e konsideron një eksperiencë të jashtëzakonshme, Xhieldo shprehet ka fituar shumë dhe eksperiencë akoma më shumë sepse është një nga teatrot më prestigjioz.

Ai shprehet se eksperiencën e ka nisur me muzikën e lehtë, por që për të primarja mbetet muzika klasike për të cilën dhe ka studiuar.

Ka qenë një periudhë e bukur, sa po kemi mbaruar shfaqjen dhe ishte emocion i bukur dhe kënaqësi e veçantë. Më mungojnë këngët e Alar Band, por ka dy vite që jam këtu, por këngët janë në studio pothuajse gati, por akoma kanë nevojë për atë dorën e fundit dhe mendoj se dhe këtë vit që kam punë në akademi nuk jam dot pjesë e grupit.

Eksperienca te akademia dhe La Scala është një fat i madh të jesh këtu me këta mjeshtra të vokalit, të muzikës, pianist dhe shumë mësues të tjerë, kam fituar shumë dhe eksperiencë akoma më shumë sepse është një nga teatrot më prestigjioz. Po e shijoj në maksimum. Këtu nuk funksionon si në teatrin tonë që nuk lëviz dot, këtu mjafton të mbrosh shfaqjen dhe pastaj lëviz ku të duash.

Unë kam nisur muzikën dhe kam bërë shkollën për opera, për kanto dhe e kam nisur me muzikë të lehtë, por primarja për mua ka qenë gjithmonë muzika klasike. Muzikën e lehtë e bëjë për pasion, për qejf, por klasikja ka qenë primarja për mua.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy