
"Spiderman, një univers i ri" nga Bob Persichetti, Peter Ramsey dhe Rodney Rothman, një produksion i Warner Bros, shënon rekord të ardhurash gjatë dhjetorit në SHBA.
Plot 35.4 milionë dollar janë arkëtuar nga filmi i animuar kushtuar personazhit fantastik të njeriut-merimangë.
Në vendin e dytë, me 17.2 milionë dollarë qëndron një tjetër produksion i Warner Bros: “The Mule” me Clint Eastwood, dhe Bradley Cooper.
Vendi i tretë i takon një tjetër filmi të animuar, “The Grinch”, që shton 11 milionë në arkën e të ardhurave nga shitja e biletave.



