Festivali “Different trains” përgatitet për edicionin e radhës

Festivali “Different trains” përgatitet për edicionin e radhës

Festivali i muzikës së dhomës “Different Trains”, tashmë i bërë i njohur për publikun artdashës shqiptar, hyn në edicionin e tij të 9-të, edicion, i cili do të mbahet midis datave 23 mars dhe 6 prill 2020.

Ky festival ndër vite ka sjellë instrumentistë të njohur nga bota, tejet të talentuar, të cilët kanë sjellë dhe interpretuar për publikun shqiptar pjesë të veçanta, pjesë të painterpreuara më parë në skenën shqiptare etj.

Ndër artistët e parë të prezantuar për këtë edicion janë violonçelisti i shquar italian Umberto Clerici, fitues çmimesh në konkurset "Janigro" dhe "Çajkovski" , violonçel solo i Sydney Symphony Orchestra, dhe Armel Descotte, oboist i shquar francez, oboe solo e Teatrit Alla Scala në Milano.

Umberto Clerici – Violonçel: Solist, muzikant dhome, violonçelist i parë, mësues, novator kulturor:

Lindur në Torino, Itali, Umberto filloi të studionte violonçel në moshën 5-vjeçare, duke vazhduar më vonë në Konservatorin e Muzikës në Torino. Clerici mori mësime nga Mario Brunello dhe David Géringas, të cilët i hapën atij dimensione të reja muzikore.

Në moshën 19 vjeç ai fitoi konkursin e Orkestrave Rajonale Italiane dhe filloi karrierën e tij si solist. Çmime të tjera ndërkombëtare pasuan: Konkursi "Janigro" në Zagreb dhe Konkursi Ndërkombëtar i Tchaikovsy 2011 (i vetmi violonçelist italian fitues i çmimit në historinë e këtij konkursi, përveç Mario Brunello).

Clerici ka luajtur si solist në të gjithë botën duke përfshirë, mes shumë, Filarmoninë e Shën Petërburgut, Orkestrën Shtetërore Ruse të Moskës, Filharmoninë e Vjenës Ëien, Filharmoninë e Zagrebit, Romës, Milanos dhe Orkestrat e Firences.

Armel Descotte – Oboe: Në janar 2017 u emërua oboist kryesor i Orkestrës Scala të Milanos, pasi mbante pozicionin e oboistit kryesor të Orkestrës së Operës së Marsejës që nga viti 2006.

Regjistrimet e tij të plota të veprave muzikore të dhomës për instrumentet e ajrit nga George Onsloë (Timpani, 2011), Charles Koechlin (2012), André Caplet (2013), Jacques Ibert (2014) dhe Reynaldo Hahn (2015) janë vlerësuar njëzëri nga kritikët.

Ai është ftuar shpesh për të luajtur në shumë nga orkestrat më prestigjioze të botës si Orchester National de France, Orkestra e Dhomës së Mito (Japoni), Orchester philharmonique de Radio France, Orchester nacional du Capitole de Toulouse, Orchester philharmonique de Monte-Carlo, Opéra National de Lyon, Orchester de la communauté de Valencia (Spanjë), SWR Sinfonieorchester de Stuttgart, Orchester de chambre de Paris, Orchester de Paris, Orchester de la Scala de Milano, Filarmonica della Scala. Ai ka interpretuar nën drejtimin e Lorin Maazel, Seiji Ozaëa, Valery Gergiev, Riccardo Chailly, Daniele Gatti, Esa-Pekka Salonen, Myung-Ëhun Chung, Franz Welzer-Möst, Christophe Eschenbach, Tugan Sokhiev, Mikko Franck, Kent Nagano.

Në shkurt 2017, ai u emërua profesor në IESM në Aix-en-Provence dhe jep mësime në Accademia Teatro Alla Scala. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy