Inteligjenca artificiale ua kalon studiuesve në deshifrimin e shkrimeve antike

Inteligjenca artificiale ua kalon studiuesve në deshifrimin e shkrimeve antike

Epigrafia ose studimi i mbishkrimeve të lashta mbi sipërfaqe të pasigurta, si pllaka mermeri ose amfora, është një disiplinë themelore për rindërtimin e së kaluarës sonë.

Sidoqoftë, këto mbishkrime na arrijnë të dëmtuara ndër shekuj, me pjesë të teksteve të humbura ose të palexueshme dhe epigrafistët janë ata që merren me rivendosjen e tyre nëpërmjet studimeve të kujdesshme.

Sot, atyre u vjen në ndihmë inteligjenca artificiale.

Një grup pune i DeepMind (Google) dhe Universitetit të Oksfordit, i përbërë nga Yannis Assael, Thea Sommerschield, Jonathan Prag ka zhvilluar sistemin e Pythia-s, një algoritëm mësimi makinash që arrin të plotësojë pjesët që mungojnë në tekstet e lashta greke, mbi 2600 vjeç.

Pythia është “stërvitur” me mbi 35 000 fragmente, që përmban mbi 3 milionë fjalë, duke mësuar të njohë modele dhe elementë të përsëritur në tekste, duke marrë parasysh kontekstin në të cilin paraqiten fjalët, gramatika dhe madje edhe forma e shkronjave në mbishkrime.

Aktualisht sistemi është krijuar për të marrë pjesën e paplotë të tekstit dhe për të nxjerrë 20 sugjerime të ndryshme që mund ta plotësojnë atë, me idenë se një ekspert mund të zgjedhë më vonë atë që i përshtatet më mirë fjalisë.

Pythia u testua më pas nga një ekip ekspertësh: pas zgjedhjes së rreth 3 000 mbishkrimeve të dëmtuara, shkalla e gabimit të algoritmit ishte 30.1% kundrejt 57.3% të epigrafistëve.

Për më tepër, në 73.5% të rasteve sekuenca e saktë ishte njëra prej 20 hipotezave të para të sugjeruara nga Pythia që analizuan tërë korpusin në pak sekonda, ku ekspertët ishin në gjendje të përpunonin rreth 50 fjali çdo 2 orë.

"Ky test tregon potencialin e restaurimit të ndihmuar nga inteligjenca artificiale", thotë Thea Sommerschield, nga Universiteti i Oksfordit, pjesëtare e ekipit.

"Përfitimi është shumë i madh sepse ne kemi mundësinë për të mësuar pothuajse çdo aspekt të jetës fetare, ekonomike dhe sociale në botën antike", thonë studiuesit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy