Kultura e arbëreshëve, një festival në fshatrat e Basilicatës (VIDEO)

Kultura e arbëreshëve, një festival në fshatrat e Basilicatës (VIDEO)

Në rajonin e Basilicatës në Italinë e Jugut ndodhen disa fshatra arbëreshë. Të vendosur në këtë vend që prej vitit 1468 për t’i shpëtuar kërcënimit osman, sot, këto ngulime arbëreshe vazhdojnë të ruajnë traditat, kulturën dhe gjuhën e tyre, duke përfaqësuar një vlerë të veçantë, jo vetëm për kulturën shqiptare dhe atë italiane, por edhe atë botërore. Por çfarë ka të përbashkët midis kulturës materane dhe asaj shqiptare dhe a jeni kuriozë për të njohur nga afër kulturën arbëreshe?! Diçka e tillë është e mundur nëse do të vizitoni gjatë muajit gusht Materën dhe fshatrat arbëreshë në Basilicatë.

“Komuniteti arbëresh në rrjet” titullohet projekti i kuruar nga Qendra Mesdhetare e Arteve me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në Itali dhe që do të mbahet gjatë muajit gusht në Matera, San Paolo Albanese, Ginestra dhe Maschito.

“Mesdheu është një kryqëzim i kulturave dhe marrëdhënieve, por besoj se kultura e viteve 1500 e shqiptarëve që u transferuan në Itali është një kulturë identitare shumë specifike dhe e përcaktuar.  Nga ana tjetër, Shqipëria më vonë ishte një objekt invazioni, bashkëpunimi dhe ndërhyrjeje kulturash mes popujve, gjë që në njëfarë mase ka ndodhur edhe në Itali.  Paradoksalisht, kultura italiane është bija e kësaj përzierjeje etnike, por kultura arbëreshe që erdhi në Shqipëri ishte kultura shqiptare e viteve 1500 dhe është një gjë shumë e veçantë për ta njohur, sepse në Itali ekziston një rajon gjeografik dhe një popull, ku flitet  si në kohën e Torkuato Tasos apo Dante Alighierit, si në kohën e poetëve të 1200-s, 1400 dhe 1500-ës. Kështu, ju që vini në Shqipëri, në San Paolo Albanese, mund të keni rastin të shihni si ka qenë kultura e Tiranës apo Krujës e viteve 1500, që tani nuk është më.  Për të parë dhe dëgjuar gjuhën antike shqiptare duhet të vini në Itali. Nëse do të vini, do të gjeni një copë të vogël të popullit tuaj, që është transferuar këtu dhe ne do të vijmë në Shqipëri të gjejmë një copë të vogël të popullit tonë, që ka mbetur atje. Unë nuk i përkas kulturës shqiptare dhe arbëreshe, por jam shumë i dashuruar me këtë kulturë dhe kam adimirim të madh për të”, thotë Ulderico Pesce, drejtues i “Centro Mediterraneo delle Arti”.

“Komuniteti arbëresh në Rrjet” është një festival, i cili mbahet në kuadër të projekteve kulturore Matera Open Future 2019.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy