Miliona admirues i uruan yllit të rokut Bono ditëlindjen e tij të 60-të, ndërkohë që këngëtari i U2 zgjodhi pikërisht këtë ditë për të falënderuar 60 artistët që e bënë muzikantin që është sot, duke publikuar një listë këngësh të titulluar "60 këngët që më shpëtuan jetën”.
Lista këngëve të Bonos që është e disponueshme në “Spotify”, “YouTube Music” përmban këngë që tashmë kanë hyrë në historinë e muzikës, si: "Heartbreak Hotel" nga Elvis Presley, "I Want to Hold your Hand" by The Beatles dhe "Mother" nga John Lennon.
Por gjithashtu në këtë listë ka edhe disa këngë pop që mund të mos i prisnit nga një yll i rokut që përshëndet nga Irlanda, të tilla si "everything I ëanted nga Billie Eilish", "Black Skinhead" nga Kanye West dhe "Born This Way" nga Lady Gaga.
"Këto janë disa nga këngët që më shpëtuan jetën. Ato pa të cilat nuk do të kisha jetuar, ato që më morën nga atje deri këtu, nga zero deri në 60 ... që më dhuruan shumëçka, por mbi të gjitha gëzim, kryesisht gëzim”, është shprehur këngëtari.
Për shkak se këngët kanë aq shumë kuptim për të, Bono shtoi se ai do të shkruajë një letër admiruesi për të shoqëruar çdo këngë dhe për shpjeguar magjepsjen e tij.
Gjashtë letrat e para, të postuara të dielën në faqen e internetit të U2, janë shkruar për Eilish, David Bowie, Kraftwerk, Daft Punk, Luciano Pavarotti dhe Massive Attack.
Në letrën e tij drejtuar 18-vjeçares Eilish dhe vëllait të saj, Finneas, që shkruan këngën, Bono shkruante: "Veshët e mi i dëshirojnë ato hapësira të zbrazëta për t’u endur në to…futem brenda këngës suaj dhe gjej një bukuri e zezë, me dhimbje jashtëzakonisht e ndjeshme … ".

Letra e Bonos në lidhje me "Life on Mars?" të David Bowie është shkruar për djalin e Bowie, Duncan.
"Kur dëgjova këngën e babit tënd “Life on Mars?” në radio në vitin 1973, i fshehur nën mbulesat e shtratit tim në “10 Cedarwood Road”, duke dëgjuar një radio pirate të quajtur “Radio Caroline”. Kënga po i përgjigjej një pyetjeje shumë të rëndësishme që kisha kur isha 13 vjeç ... A ka jetë inteligjente në tokë? Ishte prova për pyetjen time", thotë Bono.
Lista e këngëve të Bonos përfshin tri këngët në të cilat ai bashkëpunoi me artistët Pavarotti, Kendrick Lamar dhe Frank Sinatra.
Në letrën e tij drejtuar Alice Pavarotti, vajzës së këngëtarit të vonë të operës, Bono shkruajti për kujtimet e tij kur punonte me të në këngën e tyre "Miserere".
"Miserere” është një nga crescendo-t e babait tuaj më të parapëlqyera prej meje të pa mia të kreshtat e babait tuaj", tha Bono.
Letrat do të postohen javën e ardhshme në faqen e internetit të grupit, thotë CNN. /Përgatiti: Erina Çoku/
Lista e plotë, "60 këngët që më shpëtuan jetën" nga Bono:
1. Luciano Pavarotti, Bono & Zucchero - "Miserere"
2. Sex Pistols - "Anarchy In the UK"
3. Kanye West - "Black Skinhead"
4. Billie Eilish - "Everything I Wanted"
5. David Bowie - "Life on Mars?"
6. The Beatles - "I Want to Hold your Hand"
7. Ramones - "Swallow My Pride"
8. The Clash - "Safe European Home"
9. Public Enemy - "Fight The Power"
10. Patti Smith - "People Have the Power"
11. John Lennon - "Mother"
12. The Rolling Stones - "Ruby Tuesday"
13. Elton John - "Daniel"
14. Andrea Bocelli - "Con Te Partiro"
15. Elvis Presley - "Heartbreak Hotel"
16. Johnny Cash - "Hurt"
17. This Mortal Coil - "Song to the Siren"
18. Kraftwerk - "Neon Lights"
19. Fugees - "Killing Me Softly With His Song"
20. Prince - "When Doves Cry"
21. Daft Punk feat. Pharrell Williams & Nile Rodgers - "Get Lucky"
22. Madonna - "Ray of Light"
23. Jay-Z feat. Alicia Keys - "Empire State of Mind"
24. Talking Heads - "Love Goes to Building on Fire"
25. Lou Reed - "Satellite of Love"
26. The Verve - "Bitter Sweet Symphony"
27. Joy Division - "Love Will Tear Us Apart"
28. New Order - "True Faith"
29. R.E.M. - "Nightswimming"
30. Adele - "Chasing Pavements"
31. Arcade Fire - "Wake Up"
32. Pixies - "Monkey Gone to Heaven"
33. Oasis - "Live Forever"
34. Iggy Pop - "Lust for Life"
35. Gavin Friday - "Angel"
36. Massive Attack - "Safe From Harm"
37. Kendrick Lamar feat. U2 - "XXX"
38. Bob Marley & The Wailers - "Redemption Song"
39. Echo and the Bunnymen - "Rescue"
40. Nirvana - "Smells Like Teen Spirit"
41. Pearl Jam - "Jeremy"
42. Bob Dylan - "Most of the Time"
43. Beyoncé feat. Kendrick Lamar - "Freedom"
44. Depeche Mode - "Walking in My Shoes"
45. Nick Cave & The Bad Seeds - "Into My Arms"
46. Simon & Garfunkel - "The Sounds of Silence"
47. Coldplay - "Clocks"
48. INXS - "Never Tear Us Apart"
49. New Radicals - "You Get What You Give"
50. Angélique Kidjo - "Agolo"
51. Lady Gaga - "Born This Way"
52. Frank Sinatra & Bono - "I've Got You Under My Skin"
53. David Bowie - "Heroes"
54. Simple Minds - "New Gold Dream (81-82-83-84)"
55. Sinéad O'Connor - "You Made Me The Thief Of Your Heart"
56. Van Morrison - "A Sense of Wonder"
57. Bruce Springsteen - "There Goes My Miracle"
58. Daniel Lanois - "The Maker"
59. Peter Frampton - "Show Me The Way"
60. Bee Gees - "Immortality" (Demo Version)



