
Sot bëhen 111 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare e Amerikës, Vatra, e cila nisi punën më 28 prill të vitit 1912.
"Vëllezër u dërmua, Errësirë e skllavërisë, Lindi me dirsë nderi. Një djell plot gëzim, VATRA kështjell’ e dashur, E mëmë Shqipërisë", janë disa prej vargjeve të himnit të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, e cila militoi për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve rreth e përqark botës.
Në këtë Federatë do të bënin pjesë figurat më të ndritura të kombit tonë.
Një prej veprimtarëve më të zëshëm në radhët e saj, Fan Noli, me të drejtë do të vjershëtonte "Mbahu nëno mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë".
Në foton bashkëngjitur, paraqiten anëtarët e kuvendit që themeluan shoqërinë “Vatra”: P.Aleksi, K.Floqi, E.D.Tromara, F.Noli, L.Çikozi, Y.Dhimitri, dhe F.Konica.
Po ashtu, paraqitet dokumenti i identifikimit i një prej anëtarëve të Federatës.





