Kim pas takimit me Kadarenë: Identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë

Kim pas takimit me Kadarenë: Identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë

“Identiteti evropian i shqiptarëve’ është po aq bindës sot sa ishte kur u publikua në vitin 2006”, përmes këtyre fjalëve Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka zgjedhur të reflektojë takimin e saj me gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadare.

“Ndërsa shohim për nga e ardhmja, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë më parë” vijon ambasadorja.

Ajo e përmbyll postimin e saj, duke e cilësuar një kënaqësi diskutimin me Kadarenë, të cilin e përshkruan si një nga mendimtarët më të mëdhenj të Evropës.

“Eseja e Ismail Kadaresë mbi “Identiteti evropian i shqiptarëve” është po aq bindëse sot sa ishte kur e botoi atë në 2006. Në fakt, ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Çfarë kënaqësie të kesh këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë,“-shkruan Kim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy