Ndahet nga jeta ikona e muzikës soul, Bill Withers (VIDEO)

 Ndahet nga jeta ikona e muzikës soul, Bill Withers (VIDEO)

Bill Withers, këngëtari i mirënjohur e muzikës soul të viteve ‘70 dhe i këngëve si “Ain't No Sunshine” dhe “Lean On Me” ndërroi jetë për shkak të problemeve kardiake në moshën 81-vjeçare, lajmëron familja e tij.

Këngëtari vdiq të hënën në Los-Anxheles, sipas deklaratës së familjes për “Associated Press”, ku ai përshkruhet si një "njeri i vetmitar me zemër të prirur për të lidhur me botën. Ai u foli me ndershmëri njerëzive dhe i lidhi ata me njëri-tjetrin", thuhet në deklaratë.

I njohur për vokalin e tij lëmuar bariton dhe teknikën në rrymën “soul”, ai shkroi disa nga këngët-simbol të viteve '70, përfshirë “Just The Two Of Us”, “Dayly Lovely” and “Use Me2.

Me “Lovely Day”, ai vendosi rekordin për notën më të gjatë të qëndrueshme në një hit në SHBA, duke mbajtur një La të lartë për 18 sekonda.

Megjithëse ai e ndaloi regjistrimin në vitin 1985, këngët e tij mbetën një ndikim i madh në muzikën R&B dhe hip-hop.

“Lean On Me” kohët e fundit është shoqëruar me pandeminë e koronavirusit, me shumë njerëz që postojnë versionet e tyre për të mbështetur punonjësit e shëndetësisë.

Lindur më 1938,Withers ishte më i vogli i gjashtë fëmijëve. Babai i tij vdiq kur ishte fëmijë dhe ai u rrit nga nëna dhe gjyshja e tij.

Hyrja e tij në botën e muzikës erdhi vonë - në moshën 29-vjeçare.

Ai e mësoi në mënyrë autodidakte kitarën pas pune dhe i përdori pagat e tij për të paguar kurse shtesë.

Ai regjistroi albumin e tij të parë, “Just As I Am” me Booker T Jones në 1970, ku përfshihej edhe kënga “Ain't No Sunshine” që i dha çmimin e tij të parë “Grammy”.

Ai shënoi një hit tjetër me shitje milionëshe me “Lean On Me” në 1972.

Në të ritë e tij, ai vuajti nga një belbëzim i dobët dhe në vitin 2015, ai dhe miku i tij belbëzues Ed Sheeran mbajtën një koncert bamirësie për Shoqatën e Belbëzuesve për të rinjtë.

Në të njëjtin vit, Withers u përfshi në “Rock Hall of Fame”.

Megjithë ndikimin e tij në breza të muzikantëve, ai nuk i ndodi zhvillimet e muzikës pasi i dha fund karrierës së tij. Por, ishte i vetëdijshëm që kompozimet e tij ishin bërë pjesë e strukturës së muzikës në botë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy