Modelja Ilda Kroni, e lindur në Shkodër, dhe e rritur në Greqi, ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e saj si modele dhe fotomodele.
E pyetur nga gazetarja e Tema Tv për eksperiancat e saj në këtë fushë ajo përgjigjet:
-Pjesmarrjet e mija në kompeticione bukurie janë të shumta si në Shqipëri ashtu dhe jasht saj. Por ndër më kryesoret janë:
Në vitin 2014 isha konkurente në Miss Universe në Shqipëri dhe arrita të futesha në top4. Në vitin 2015 isha konkurente në Miss Cosmopolitan ne Malaysia dhe dola në top5 dhe u kurorëzova me cmimin miss elegance, dhe padyshim që për mua ishte nje arritje në karrierën time sepse atje nuk e njihnin Shqiprin dhe pasi unë u kurorëzova me këtë cmim ata filluan të më pyesnin rrethy atdheut tim, Shqipërtisë. Ndërsa sfilatat ku un kam qënë pjesmarrëse janë të shumta.
Momentalisht jam në Shanghai duke punuar si modele ne nje nga agjensitë më të mira të modelingut në Kinë.
Ndërsa kur u pyet se si arriti të ishte pjesë e kësaj agjensie, Ilda përgjigjet:
Unë kam dy vite qe bashkëpunoj me një agjensi modelingu në Greqi dhe para disa muajsh scauteri im postoi disa foto nga puna ime e fundit dhe aty agjensia nga Kina pa fotot dhe u interesua .. Pastaj ramë dakort dhe per 2 jav u gjenda me Kine. Cdo gje ndodhi shum shpejt. Kërkesa nga agjensia e modelimit në Kinë ishte për një kompeticion bukurije dhe që të isha unë përfaqësuesja e Shqipërisë. Me shumë punë arrita që në kompeticionin e bukurisë, ku unë përfaqësoja Shqipërinë, të “rrëmbeja” cmimin e shoqërueses së dytë.
Ajo tregon e dhe për mbresat që ka nga ky udhëtim:
-Por ktu çdo gjë është ndryshe nga Europa, njerëzit janë shumë punëtorë dhe super korrekt me punën e tyre dhe oraret.
Ndërsa ilda ka dhe një këshillë për të gjitha vajzat që duan të ndjekin rrugën e modelimit:
-Do Doja te jepja nje keshille të gjith të rinjve: Sado e vështir dhe e paarritshme të duket ajo që ju ëndërroni, mos u dorëzoni pasi më shumë punë dhe pasion cdo gje arrihet ... Trust to God .



