Produksioni i ri i “Il Trovatore”, premierë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

Produksioni i ri i “Il Trovatore”, premierë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

Në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit, mbrëmë u vu në skenë një produksion i ri i operës së Giuseppe Verdi-t, “Il Trovatore”.

Produksioni i ri i operës Il Trovatore hapi siparin në skenën e TKOBAP-së me një kast të mrekullueshëm artistësh, të cilët sollën në jetë me intensitet dhe emocion historinë e kësaj kryevepre verdiane.

Kjo premierë shënoi rikthimin e tenorit të mirënjohur Josif Gjipali pas më shumë se dy dekadash në skenën shqiptare, si edhe debutimin për herë të parë në skenën tonë të mezzosopranos Enkeleida Shkoza, një prani artistike që u mirëprit me duartrokitje të shumta nga publiku.

Kasti i shkëlqyer i solistëve të TKOBAP-së, Eva Golemi, Bledar Domi, Suada Gjergji, Matias Xheli dhe Erlind Zeraliu, me profesionalizëm dhe përkushtim kontribuan në suksesin e kësaj mbrëmjeje, duke i dhënë jetë një produksioni të denjë për publikun artdashës.

Gjithashtu, miku i ftuar, baritoni Ankhbayar Enkhbold, solli një Conte di Luna të fuqishëm.

Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOBAP-së, nën drejtimin e dirigjentit Andrea Solinas, si dhe dirigjentit të Korit, Dritan Lumshi, shoqëruan me mjeshtëri këtë premierë, duke theksuar tensionin dramatik dhe pasurinë muzikore të veprës.

Një produksion që mban firmën regjisoriale të Roberto Catalano, i realizuar nën asistencën e Luca Baraccini dhe Ada Gurrës, solli në skenën e TKOBAP-së një vizion të qartë artistik dhe një gjuhë skenike bashkëkohore, në shërbim të dramaturgjisë së veprës.

Opera “Il Trovatore” në TKOB, do të shfaqet edhe në datat 12 dhe 13 dhjetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy