Lodrat, rrobat dhe librat e fëmijëve të vrarë në Kosovë, për herë të parë në një ekspozitë (FOTO/ VIDEO)

Lodrat, rrobat dhe librat e fëmijëve të vrarë në Kosovë, për herë të parë në një ekspozitë (FOTO/ VIDEO)

Lodrat, rroba, librat shkollor, vizatimet e gjësendet e tjera që kishin lënë pas, fëmijët e vrarë e të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë u prezantuan mbrëmë në ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë” në Prishtinë.

Ekspozita e cila u hap në Bibliotekën e Qytetit “Hivzi Sulejmani”, u dedikua 1024 fëmijëve të vrarë e 109 fëmijëve të tjerë të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në hyrje të ekspozitës janë të gjithë emrat e të vrarëve, duke vazhduar me fotografitë e tyre e  gjësendet e tjera ku secila prej tyre mbante shënimet se kujt i përkisnin ato. Ekspozita në fjalë nuk ka për qëllim vetëm për ti kujtuar e nderuar viktimat, por edhe për të kërkuar të vërtetën për vrasjen e tyre.

Drejtori i Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë Bekim Blakaj, tha që ky Fond ka më shumë se një vit që mendon të ndërtoj një memorial për kujtimin e fëmijëve të vrarë, e po ashtu ai shtoi që në këtë ekspozitë është shfrytëzuar një pjesë nga hulumtimi 20 vjeçar i Fondit për të Drejtën Humanitare.

Ekspozita do të qëndroi e hapur përgjatë një viti për publikun në ambientet e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, në Prishtinë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy