
Në Butrint është nënshkruar kontrata mes Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit dhe studios japoneze, që u shpall fituese e konkursit ndërkombëtar për projektin arkitekturor të qendrës së vizitorëve, Kengo Kuma & Associates.
Sipas ministres së Kulturës, Elva Margariti, kjo kontratë hap një faqe të re në historinë e Parkut Kombëtar të Butrintit, duke orientuar vizitorin drejt një pasurie botërore në qytetin antik të Butrintit.
Nënshkrimi i kontratës mes Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit dhe studios japoneze, që u shpall fituese e konkursit ndërkombëtar për projektin arkitekturor të qendrës së vizitorëve, hap një faqe të re në historinë e Parkut Kombëtar të Butrintit, duke i kthyer dinjitetin portës hyrëse të tij dhe duke orientuar vizitorin drejt një pasurie botërore.
E shkrirë me natyrën dhe në respekt të plotë me të, kjo qendër do t'u shërbejë vizitorëve, artizanëve dhe komunitetit lokal.
Ajo do të jetë në një pozicion prej 1,5 kilometrash nga hyrja aktuale e parkut dhe është konceptuar nga arkitekti japonez si një urë mes trashëgimisë dhe natyrës.





