Përkujtohet përvjetori i gazetës së parë zyrtare në vend “Përlindja e Shqipniës”

Përkujtohet përvjetori i gazetës së parë zyrtare në vend “Përlindja e Shqipniës”

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar sot 24 gushtin e vitit 1913, teksa shteti i pavarur shqiptar, ngriti të parën gazetë zyrtare të quajtur “Përlindja e Shqipniës”.

Drejtuesit e kësaj gazete ishin Dhimitër Berati, një nga figurat më të njohura të kohës, si edhe publicisti e luftëtari Mihal Grameno. Gazeta vijoi të botohej dy herë në javë, deri në vitin 1914, duke u bere pararendësja e gazetës që më pas u quajt “Fletorja Zyrtare”.

“Përlindja e Shqipniës” mbështeti qeverinë e Vlorës të udhëhequr nga Ismail Qemali.

Shumica e kryeartikujve ishin politikë dhe i kushtoheshin mbrojtjes së interesave të vendit dhe luftës ndaj faktorëve kundërshtarë të brendshëm e të jashtëm, me qëllim bashkimin e përparimin e tij.

Në këtë gazetë u botuan të gjitha ligjet e kohës, sikurse ai për administratën civile, kanuni i Zhurisë e shumë ligje të tjera, në të gjitha fushat e jetës publike.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell një foto të faqes së parë të kësaj gazete dhe një shënim nga Ministri i atëhershëm i Financave, Gurakuqi, për mbulimin e shpenzimeve të gazetës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy