Dita Botërore e Miqësisë, pavarësisht se festohet në ditë të ndryshme në vende të ndryshme, zyrtarisht festimi i saj daton më 30 korrik.
Kjo është një ditë ku më së shumti duhet të falënderohen miqtë që keni pranë, të vlerësoni ata dhe të shprehni se sa me fat jeni që i keni.
Data 30 korrik u zgjodh si datë për të kremtuar këtë ditë nga OKB. Në 30 korrik të vitit 1958, u propozua Dita Botërore e Miqësisë.
Kjo ditë u përdor për qëllime biznesi, për ato industri të prodhimit të kartolinave, me qëllim shitjen e tyre, por avancimi i shkencës, zhvillimi i teknologjisë që ka sjell një mbipopullim të rrjeteve sociale nuk lë më nevojën e përdorimit të kartolinave.
Nga atje, festimet e miqësisë u rritën dhe u përhapën në të gjithë Amerikën, pastaj në botë, dhe përfundimisht OKB shpalli një Ditë Ndërkombëtare të Miqësisë në 2011.
Pavarësisht se atëherë komercializmi nisi ta hidhte poshtë këtë ditë, duke e cilësuar si “mashtrim marketingu”, kartolinat apo lulet vazhdojnë të mbeten një traditë popullore.



