Një tjetër emër i madh i muzikës italiane në Vlorë. Fausto Leali është ngjitur në skenën e teatrit Petro Marko për rreth 90 minuta ku ka sjellë këngët më të mira të repertorit të tij ndërsa të pranishëm kanë qenë qindra artdashës vlonjatë.
Fausto Leali fitues i dhjetëra çmimeve dhe në festivalet e Sanremo vjen në Vlorë pas të tjerë artistë dhe këngëtarë italianë në periudha të ndryshme.
Këngët e repertorit të tij janë shoqëruar edhe nga të pranishëm në sallë për të cilët ishte padyshim një tjetër eveniment i jashtëzakonshëm në Vlorë. Vetë artisti i madh vlonjat ka mbetur i surprizuar duke pranuar se do të rikthehet sërish në Vlorë.
Është hera e parë që vij në Vlorë. Një qytet shumë i bukur, i mrekullueshëm. Ndoshta do të kërkoj një apartament këtu. Publiku sot ka qenë fantastik. Kam mbetur i mrekulluar. Nëse do të rikthehem? Natyrisht që po, bashkë me gruan time. Nuk e di nëse do të vij thjesht për pushime apo të marr një apartament të vogël këtu në Vlorë. Koncerti sot ishte diçka fantastike. Dua ti falenderoj të gjithë që bënë të mundur këtë organizim dhe këtë koncert në Vlorë. Faleminderit.
Ashtu si edhe më parë me artistë të tjerë koncerti i Fausto Leali është iniciuar nga biznesmeni vlonjat Sinan Idrizi, Konsullata e Italisë dhe bashkia. Vetë Idrizi e kryebashkiaku Dredha e kanë cilësuar një tjetër ngjarje të rëndësishme kulturore në Vlorë të cilat padyshim që do të vijojnë me të tjerë artistë dhe emra të njohur të muzikës italiane.



