<p>Teatri „Migjeni” është vlerësuar me çmimin e medias „Oslobodenje” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove MESS 64 të zhvilluar në Sarajevë. Në studion e MCN, aktori Zef Shiroka tha se kjo është hera e parë që një trupë shqiptare konkurron në këtë festival.</p> <blockquote> <p><em>Në fillimin e dhjetorit të vitit të kaluar nisëm tratativat e festivalit të MESS-it. Ne gjithmonë kishim shpresën se do të na pranonin. Prania jonë në atë festival tregon shumë. Jemi trupa e parë shqiptare që shkon në këtë festival. Dy herë ka pasur shfaqje, por jo konkurruese. Kanë qenë përshëndetëse. Në këtë festival morëm çmimin e kritikës. Ky festival ka 64 vite që bëhet. Është një festival në të cilin ka një përzgjedhje shumë serioze. Ne kemi konkurruar me shfaqje që kanë 300-400 mijë euro buxhet. Rëndësia e këtij festivali rritet nga kërkesa dhe prezenca e shfaqjeve konkurruese. Është bazuar në romanin i Herbert George Wells. Shfaqja ka 10 aktorë. Është një spektakël i ndërtuar nga fillimi. Është një pasuri e qytetit të Shkodrës. </em></p> </blockquote> <p> </p> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/nkaF4cj28Do?si=RT1DOdhDYyGmDRzd" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



