Ditët e Trashëgimisë Kulturore/ Margariti: Po rijetësojmë shtëpinë e gjeniut të letrave, Ismail Kadare

Ditët e Trashëgimisë Kulturore/ Margariti: Po rijetësojmë shtëpinë e gjeniut të letrave, Ismail Kadare

Në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Kulture, në qytetin e gurtë të Gjirokastrës po vijon puna për rijetësimin e shtëpisë së shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Lajmi është berë i ditur nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila tha se ky projekt do të jetë së shpejti një ndalesë për turistët.

 “Po rijetësojmë shtëpinë e gjeniut të letrave, Ismail Kadare, në Gjirokastër, për ta kthyer në një nga ndalesat më domethënëse të qytetit të gurtë”.

Shtëpia muze e Kadaresë është hapur për publikun në 28 janar 2018 me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Kadaresë.

Shtëpia e Kadaresë është në mes të lagjes historike Palorto dhe brenda saj ka ende disa objekte origjinale që i përkasin familjes si p.sh. një sënduk, disa foto etj.

Nga trajtimi arkitektonik, banesa është cilësuar si një ndër më të arrirat dhe në pozicionin më dominues, përkrah edhe mjaft objekteve të tjera me vlerë arkitektonike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy