Islandë, pllakë përkujtimore për akullnajën e zhdukur (VIDEO)

Islandë, pllakë përkujtimore për akullnajën e zhdukur (VIDEO)

“Jeta” e saj zgjati vetëm 700 vjet, pak nga pak filloi të tretej dhe tani është zhdukur tërësisht, për shkak të ngrohjes globale. Okjokull ishte një akullnajë që mbulonte konin e vullkanit islandez Ok, në të cilin u vendos një pllakë përkujtimore me ceremoni. Përveç aktivistëve të mjedisit, në ceremoni morën pjesë edhe kryeministri, Katrin Jakobsdottir, ministri i Mjedisit, Gudmundur Ingi Gudbrandsson, si dhe ish-presidentja e Irlandës, Mary Robinson. Pllaka përmban një "Letër për të ardhmen", të shkruar nga autori islandez Andri Snaer Magnason, në të cilën kujtohet se "Ok është akullnaja e parë që humbi statusin e saj si akullnajë. Në 200 vitet e ardhshme, pritet që të gjitha akullnajat tona kryesore do të kenë të njëjtin fund”.

“Ky monument dëshmon se ne jemi të vetëdijshëm për atë që po ndodh dhe se çfarë duhet të bëhet. Vetëm ju e dini nëse ia kemi arritur”, thuhet në mesazhin, drejtuar lexuesit të së ardhmes. /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy