Në vigjilje të Krishtlindjes, sheshi “Skënderbej” në Tiranë do të gjallërohet sonte nga dy koncerte festive, të organizuara për qytetarët dhe vizitorët.
Në orën 18:00 do të mbahet koncerti simfonik “Tinguj e fjalë”, i cili do të sjellë muzikë klasike dhe interpretim artistik në një atmosferë festive.
Ndërsa në orën 19:00, në skenë do të ngjiten disa nga këngëtarët më të njohur të vendit, duke sjellë performanca muzikore për të festuar natën e Krishtlindjes.
Koncertet janë të hapura për publikun dhe synojnë të krijojnë një atmosferë festive dhe plot gjallëri në qendër të kryeqytetit.



