Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit proteston sot në Pogradec dhe Korçë: Duam teatrin ashtu siç ishte

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit proteston sot në Pogradec dhe Korçë: Duam teatrin ashtu siç ishte

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të protestojë sot në Pogradec dhe në Korçë. Kjo lëvizje tashmë ka nisur një tur protestash në qytetet e Shqipërisë, në mënyrë që të mbledhë firma për peticionin, i cili kërkon rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu sikurse ishte dhe në të njëjtin vend ku ishte, kjo pasi qeveria është zotuar për ta ndërtuar tjetërkund dhe fillimisht kishte gati një projekt tjetër për teatrin.

Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, shprehen se qeveria nuk iu la rrugë tjetër veç se të vijojnë këtë kauzë deri në fund. “Nesër na pret Pogradeci dhe Korça në protestën tonë për ta rikthyer Teatrin Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte dhe firmosur peticionin për këtë qëllim. Çdo ditë e më shumë mbështetja për aksionin tonë që do të rikthejë tempullin e trashëgimisë, kulturës, qytetarisë dhe qëndresës po rritet”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të AMT.

Ata kanë paralajmëruar protesta masive në Tiranë, pas përfundimit të mbledhjes së firmave në qytetet e tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy