Italia i jep lamtumirën kompozitorit dhe këngëtarit Franco Battiato  

Italia i jep lamtumirën kompozitorit dhe këngëtarit Franco Battiato  

Pavarësisht se ishte këngëtar dhe kompozitor shumë i famshëm në Itali, ai nuk reshti kurrë se eksperimentuari. Ai kompozoi për filma, opera, balete, ishte regjisor në disa filma dhe gjithashtu pikturonte.  

Franco Battiato ishte një ndër këngëtarët dhe kantautorët më të famshëm të Italisë, i cili i shprehte idetë e tij të brendshme me tekste këngësh që të mbeteshin në mendje. Ai ndërroi jetë të martën në shtëpinë e tij në Milo, Sicili në moshën 76 vjeçare.  

Lajmin e konfirmoi menaxheri i tij Francesco Cattini, por nuk dha asnjë informacion në lidhje me shkakun e vdekjes. Ai thjeshtë tha se zoti Battiato kishte qenë i sëmurë për një kohë të gjatë.  

Në karrierën e tij 60 vjeçare, Mr. Battiato eksploroi një shumëllojshmëri zhanresh muzikore, në mënyrë që të sillte sa më shumë risi. Punët e tij përfshinin muzikë eksperimentale elektronike, kompozime simfonike, balete si dhe këngë pop. Veprat e tij ishin mistike dhe shpirtërore..  

Mr. Battiato e filloi karrierën e tij duke performuar në një kabare në Milano. Ai filloi të njihej nga audienca e gjerë në vitet 1960, kur doli në një shfaqje televizive në televizionin nacional. Albumi i tij “La Voce del Padrone”, që u publikua në vitin 1981, thuhet se ka qenë albumi i parë i muzikës pop nga një muzikant italian, që ka shitur një milion kopje.  

Pavarësisht suksesit të tij komercial, ai vazhdoi të eksperimentonte. Kompozoi muzikë që përfshinte një kombinim temash historike, sociale, etnike dhe mistike. Ai shkroi tekste në dialekte italiane dhe në gjuhë të huaja.  

Përveç karrierës muzikore zoti Battiato ishte gjithashtu piktor. Në një intervistë në vitin 2012 ai shpjegoi, se kishte pasur gjithmonë një kuriozitet të pashtershëm dhe i irrituar nga paaftësia e tij për të vizatuar, kishte vendosur të mësonte si të pikturonte. Veprat e tij të artit të firmosura fillimisht me pseudonimin Suphan Barzani janë ekspozuar në galeri në Itali, Suedi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

Francesco Battiato lindi më 23 mars të 1945, në Jonia një qytet bregdetar në lindje të Sicilisë. I ati Salvatore ishte tregtar vere kurse e ëma, Grazia ishte shtëpiake. Ai ndoqi gjimnazin në Acireale, në Sicili dhe u shpërngul në Milano në moshën 19 vjeëare. Pjesën e mbetur të jetës ai e kaloi në një vilë në Milo, në veri të qytetit bregdetar të Catanias.  

Në një deklaratë, presidenti i Italisë Sergio Mattarella, e quajti atë një artist të kulturuar dhe të rafinuar, që e tërhiqte publikun e gjerë edhe përtej kufijve nacional me një stil muzike të pagabueshme, një produkt të studimeve intensive dhe eksperimentimeve të ethshme.” 

Kardinali Gianfranco Ravasi, presidenti i Këshillit Papnor të Vatikanit për Kulturën ju referua teksteve muzikore të zotit Battiato në Twitter: “Sa e vështirë është të gjesh agimin brenda natës. (Franco Battiato, R.I.P.)”/The New York Times/ Përktheu: Ina Merlika/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy